8 gabimet që bëjnë njerëzit kur sëmuren me grip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur jeni të sëmurë, dëshironi të përmirësoheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Por disa nga zakonet tuaja mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja. Shmangni këto gabime të zakonshme të ftohjes dhe gripit, në mënyrë që të shëroheni sa më parë!

Mos anashkaloni pushimin
Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për tu ndier më mirë.

Mos injoroni simptomat
Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Mos hiqni dorë nga gjumi
Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

Mos merrni antibiotikë
Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat. Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme. Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Pini mjaftueshëm lëngje
Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për tu hidratuar por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes. Pini sa më shumë çajra dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

Lexo edhe :  Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Ushqehuni mirë
Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit. Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

Duhani
Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin. Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

Stresi
Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit. Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani qetësinë./E.Ç

Të fundit

Gabriel Escobar largohet nga Ballkani? Ambasadori i SHBA në Kosovë konfirmon lajmin

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jefry Hovernier, ka konfirmuar përfundimin e detyrës së Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit...

Marrëveshja me pensionet me Italinë, deputeti i PS-së zbulon detajet: Ja kush përfiton

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja...

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe...

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Demokrati Shehi: Shumë e rëndësishme për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi tha se marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë e punojnë në...

Basha thirrje mazhorancës/ Tërhiquni përpara se të përfundoni pas hekurave

     Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës që të fusë në rendin e ditës në Kuvend të projekt-ligjit...

Lajme të tjera

Web TV