Abazoviç: Mos devijojmë nga rruga euroatlantike, problem ndikimi rus dhe kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar zhvillimet politike në Ballkan, ndërsa për Malin e Zi thekson se nuk duhet të devijohet nga rruga Euroatlantike, pavarësisht ndikimeve nga Rusia dhe Kina.

Për zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sfida kryesore është mos devijimi i vendit nga rruga euroatlantike. Në një intervistë për Neës24, duke folur mbi ndikimin rus dhe kinez Abazoviç tha se këtë sfidë jemi përpjekur ta përmbushim me sukses pavarësisht se Mali i Zi ka problemi nga ato ndikime. Më tej ai ka folur edhe për një mundësi bashkëpunimi me presidentin Milo Gjukanoviç për të cilin tha se ka ardhur koha që të ketë disa rifreskime. Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama ku veçoi energjinë pozitive të tyre. Ai përmendi projektin e përbashkët të dy qeverive urën që do të ndërtohet mbi lumin Buna që do të lidhë dy vendet.

Ndikimi i Rusisë dhe Kinës

“Ndikimi i tyre si Rusia, Kina SHBA, BE duan me kërkuar influencën e tyre në Mal të Zi dhe në çdo shtet. Ne kemi probleme me ndikimin rus dhe kinez. Mundohemi të mbajmë një kurs euroatlantik dhe sfida kryesore është mos të devijojmë nga kjo rrugë. Kë të punë ne jemi duke e bërë me sukses. Me u bërë pjesë e BE-së çdo ide tjetër në Mal të Zi është e dobishme. Duhet të mbajmë këtë kurs. Nëse dikush përpiqet ta ndërrojë atë kurs do të kërkojë partnerë të tjerë”

Bashkëpunim me presidentin Milo Gjukanoviç

“Presidenti është një figurë që ka burimin në 90-ën. Janë eleitë që e kanë burimin në luftë. Do të ishte mirë që të ketë disa rifreskime, që nuk e kanë virusin e luftës së 9-ës. Nëse kjo ndodh do të krijohen modalitete të ndryshme. Koha e re kërkon njerëz të rinj.

Lexo edhe :  Greqia po lulëzon sërish. Këtë herë, a do të zgjasë?

Qeveria e re e Bullgarisë

“Nuk jam kundër ndryshimeve në Bullgari. Luftimi kunhdër korrupsionit është i mirë për Bullgarinë. Jam optimist se qeveria e re atje do të krijojë bashkëpunim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Tani do të vijë një frymë e re me kriju ura bashkëpunimi”
Marrëdhëniet me kryeministrin Rama
“Raportet i kemi jashtëzakonisht të mira. Pasi juemi takuar për herë të parë kemi shkëmbyer energji pozitive. Kam dëshirë me përmend projektin urën mbi Lumin Buna që do të lidhë dy vendet. Jemi dakortësu për 5 minuta dhe Mali i Zi e ka përfshirë në buxhet ku të njëjtën gjëmë ka thënë edhe Rama. Raportet tona janë jashtëzakonisht të mira dhe mendoj se nuk mund të jenë më të mira”

Të fundit

Pse fitoi Partia Socialiste? Belinda Balluku tregon sekretin e suksesit

“Partia Socialiste fitoi sepse zgjodhi njerëzit e duhur”. Kështu deklaroi nga Fieri drejtuesja politike Belinda Balluku në përfundim të procesit...

Sherri në KZAZ e Kasharit, kush janë personat me të kaluar penale që u përfshinë

Pas sherrit me grushte në KZAZ-në nr. 30 në Yrshek, është identifikuar personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Rei...

Rama i kërkon Starmer zgjidhje për shqiptarët e regjistruar si shtetas të Kosovës

Gjatë takimit të Nëntorit 2024 kryeministri Edi Rama u tha shqiptarëve në Londër se qeveria e tij do të hy në bisedime me palën...

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin. Një prej problemeve në fjalë...

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Lajme të tjera

Web TV