Rama: Paga më e ulët në peshkim 800 mijë lekë, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë.

Kryeministri zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë nga Turqia dhe Egjipti. Sipas kryeministrit eksporti i produkteve shqiptare të peshkimit është rritur me 239%.

“Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë.

A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu,” u shpreh kryeministri.

Të fundit

Edhe një vit me mbi 100 mjekë të ikur nga Kosova

Prej vitesh flitet se si mjekët largohen nga Kosova, por askush nuk e thotë se si të ndalen ata. Në...

Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, 25 mijë hyrje-dalje në vetëm një ditë

Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë...

Vinicius zgjidhet lojtari më i mirë i vitit, zbulohen çmimet e “Globe Soccer”

Në Dubai u dhanë çmimet e "Globe Soccer" për futbollistët më të mirë të vitit dhe jo vetëm. Fituesi i madh u shpall Vinicius Junior...

UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

Më shumë fëmijë se kurrë jetojnë në zona lufte ose janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikeve, tha Agjencia...

Festat e fundvitit, Vlora një destinacion i preferuar për turistët e huaj

Vlora është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Për festat e fundvitit qyteti bregdetar mbetet i preferuari për vizitorët e huaj. Turistë...

Lajme të tjera

Web TV