“LANÇ, vepër monumentale e ushtrisë partizane”, Balla me organizatën e veteranëve: U radhitëm në anën e duhur të historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Konferencën e 12-të Kombëtare të Organizatës së veteranëve të LANÇ.

Që në nisje të fjalës së tij, Balla e cilësoi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si një ngjarje që zgjidhi një ndër dilemat më të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë shekullit të 20-të: Nëse Shqipëria do të vendosej në anën e duhur apo në anën e gabuar të historisë.

“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore”, tha ai.

“Nderimi që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm”, vijoi Balla.

Balla u ndal dhe te përpjekjet për mohim.
“Edhe këto kohë, kur të gjithë festojmë me krenari të ligjshme 77-vjetorin e çlirimit, nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacionaçlirimtare, këtë vepër monumentale të partizanëve shqiptarë, të Brigadave, divizioneve dhe korparmatave të Ushtrisë partizane”, theksoi ai.

“Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet. Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë. Prandaj, zotërinj studiues, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët!”, apeloi Balla.

Balla solli edhe fjalët e vitit 1943 të Uinston Çërçillit, kryeministrit të Britanisë se Madhe në Luftën e Dytë Botërore: “Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.

Lexo edhe :  Rama ‘thumbon’ koalicionin e Berishës/ Kujtim Gjuzi, simbolika e 'Shqipërisë Madhështore'

Historiani amerikan Bernd Fischer, sipas Ballës, në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945”, duke iu referuar dokumenteve gjermane, e përshkruan hyrjen e forcave gjermane në tokën shqiptare si një pushtim i vërtetë: “Planifikuesit ushtarakë të Vermahtit gjerman, nënvizon Fischer, i kishin përgatitur mirë planet për pushtimin e Shqipërisë.”

“Si kryetar i grupit parlamentar socialist, unë ndjehem krenar që të kem qenë propozuesi i vlerësimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me titullin e lartë ‘Nderi i Kombit’, për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”, tha Balla.

“Këto vlera qëndrojnë në themel të Shqipërisë demokratike, të Europës demokratike dhe Shqipërisë europiane. Shqipëria po shkon në Europë, si Shqipëria e partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve dhe jo si Shqipëria e kolaboracionistëve. Jam gjithashtu krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtesën në ligjin “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar” dhe caktoi 20 korrikun si Dita e Veteranëve, e nderimit dhe respektimit të veteranëve dhe pasardhësve të tyre.

Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, partizanët shqiptarë, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, ju veteran të respektuar dhe pasardhësit tuaj”, përfundoi Balla.

Të fundit

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i...

Arrestimi i Veliajt,bllokohen ndërtimi i shkollave,kopshteve e çerdheve që nga 10 shkurti

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 9 shkurt 2025, ka shkaktuar një ngërç në procesin e dhënies së lejeve të...

“Mund të përdoren armët bërthamore!”/ Nëse Trump braktis Europën, Lufta e Tretë Botërore”

Intervistë me Edward P. Joseph, ekspert i Politikës së Jashtme Z. Xhozef, faleminderit që na bashkoheni sot, është një kënaqësi! Do të doja ta nisnim nga...

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Mësohet...

‘Unë jam Mbreti’, Donald Trump krahason veten me Elvis Presleyn

Donald Trump ka krahasuar sërish veten me Elvis Presleyn, duke postuar një foto në rrjetin e tij Truth Social. Kjo nuk është hera e parë...

Lajme të tjera

Web TV