Kledi zbulon se çfarë ndodhi mes tij dhe partneres pas daljes nga BB VIP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trekëndëshit Kledi-Beatrix-Arjola në “Big Brother” iu bashkua edhe partnerja e Kledit jashtë shtëpisë, Khaoula, e cila erdhi për të sqaruar disa gjëra me partnerin.
Ajo i tregoi konkurentit se nuk ishte ndjerë mirë nga e gjithë situata, ndërsa Kledi u eleminua nga shtëpia e “Big Brother”, duke qenë personazhi që mbase për shkak të kësaj ‘loje’, kishte humbur më shumë pikë në sytë e publikut.

Sot, i ftuar në “Fan Club”, Kledi ka folur rreth “trekëndëshit” dhe të dashurës. Ai u shpreh se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tregoi se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

Sa i përket të dashurës, ai tha se kanë biseduar dhe se ajo ishte e mërzitur por nuk janë ndarë. Megjithatë sipas tij, vendimet për vijimin e lidhjes do t’i marrin kur të takohen.

“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Khaoulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fallco po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj shumë. Khaoulan si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet.”- tregoi ish-konkurrenti.

Të fundit

“Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment "shoku" që duhet...

Analiza e VOA: Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

Ardhja e Chris LaCivita/ Tabaku zbulon strategjinë që ka për ta çuar PD-në drejt fitores

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e ftuar në studion e News 24 foli edhe për ardhjen e Chris LaCivita në Tiranë. Tabaku u shpreh...

‘U njohëm në skenë’/ Çifti i artistëve rrëfejnë historinë 47-vjeçare të dashurisë

Bruna Sota Hoxha dhe Rik Hoxha janë një çift i njohur artistësh në Fier, njohur në moshë të re në skenën e teatrit Bylis. Tashme...

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit kanë ngurruar të dërgojnë fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV