Zyrtarja e lartë amerikane bisedë telefonike me Zaev: Integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Kaen Donfried, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, ka treguar se integrimi i Shqipërisë dhe
Maqedonisë së Veriut në BE është në interes në SHBA.

Donfried shprehu ngushëllimet më të thella për qytetarët maqedonas, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.

Ata ranë dakord gjithashtu se hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një politikë e jashtme dhe interes gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Zaev dhe Donfried gjatë një bisede telefonike riafirmuan partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tani janë partnerë në NATO.

Të fundit

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV