VIDEO/ Maliqi sulmon ambasadorin Soreca: Na thotë të ndjekim paratë dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, duke folur për situatën problematike të rendit dhe sigurisë në vend ka sulmuar njëherësh edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Sorecan.

Teksa Maliqi akuzonte ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryeministrin Rama, të cilët sipas tij kanë degraduar situatën e kriminalitetit në vend, deputeti Maliqi tha se edhe përfaqësuesi i BE-së është bërë njësoj si mazhoranca, kur thotë të ndjekim paratë se atje ku ka para s’ka krim dhe atje ku ka qejfe dhe pisllëqe nuk ka krim.

Z. Ministër nuk më provokon dot. Na e bëre fushë me lule rendin dhe sigurinë në vend, sa që në kushtet e një emergjence ju bëtë një akt normativ Anti-Kçk. Z. Ministër ato zgjedhjet lokale mos i përmend më sepse ata kryetarë bashkie që keni atje, ca po ua rrahin ca po ikin nga ligji i dekriminalizimit, se i kanë vendosur ata oligarkë dhe ato banda. Thatë këtu që situata jashtë është përmirësuar, krimi është vendosur prapa hekurave e ça të them unë, disa citate e poezi që edhe në librat e Ismail Kadaresë nuk i lexon këto.  Vetëm për kohët e fundit nuk di ça të thuash. Si mund ta përdorësh ti gazin lotsjellës ndaj nënave ndaj fëmijëve. Edi Rama është ministri i Brendshëm, kryepolic, kryeprokuror. Na del edhe për 100-vjetorin e Tiranës me mjekrën 1 pash si Ali Pashë Tepelena dikur. Bën humor, ku dëgjonin ambasadorët edhe me radhë. Na del edhe ky Soreca, e thotë të ndjekim paratë sepse atje ku ka para s’ka krim, atje ku ka qejfe dhe pisllëqe nuk ka krim. Kështu po bëjnë këta dhe e lanë këtë vend të zhytur  në mjerim”, u shpreh Maliqi në Kuvend.

Lexo edhe :  Rama: Pozicionimi ynë në Evropë, një realitet i ri. Shqipëria po bëhet

Të fundit

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

“Non grata”/ Analisti: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

Lajme të tjera

Web TV