Boksieri i njohur Florian Marku bëhet baba për herë të parë, dedikimi që i kushton të birit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, është bërë të shtunën baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Eirini Konomi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Matin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Floriani përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ka shfaqur dorën e fëmijës së sapolindur.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mirë se erdhe në këtë jetë djali im Matin Marku 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më të lumtur! Babi me mamin do të duan pa kufij gjithmonë”, ka shkruar boksieri shqiptar në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet e pranuara nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Përndryshe, Floriani para disa ditës shënoi fitore ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

Të fundit

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

PD ankimon edhe Qarkun Tiranë/ Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve! S’kishim akses

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ edhe për Qarkun Tiranë, ku humbi 4 deputetë në krahasim...

Kjo orë nuk bën asgjë dhe kushton 790 euro

Orët zakonisht përdoren për të treguar kohën – por nëse pyet markën suedeze Our Legacy, as kjo nuk është e nevojshme. Ata prezantuan modelin No...

Lajme të tjera

Web TV