“I ka marrë një tjetër të dashur Bora Zemanit”/ Semi Jaupaj: Familja ime e priti shumë keq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por edhe jo vetëm është diskutuar shpesh herë raporti i këngëtares Semi Jaupaj dhe prezantuesit Donald Veshaj. Shpesh herë, në lidhje me këta të fundit është thënë se janë më shumë se miq, por një gjë e tillë është mohuar nga vet protagonistët. Ndërkohë, një deklaratë në lidhje me këtë gjë e bëri edhe gazetarja e opinionistja Iva Tiço, cila tha se marrëdhënia e dyshes nuk është për t’u habitur, meqë Semi ia kishte marrë një të dashur tjetër Borës, para disa viteve.

Lidhur me këtë, Semi dhe Iva kanë pasur një përballje direkt në “Fan Club” pas daljes nga BBV ku artistja tha se kjo është e vetmja gjë që ka parë dhe se ndihet shumë e lënduar.

Më konkretisht, Semi u shpreh:

“Mendoj që një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thotë gjëra të pavërteta. E vetmja gjë që kam parë është kjo, e vetmja gjë që më ka prekur ka qenë kjo historia dhe realisht jam ndjerë shumë e shqetësuar. Kam parë një video rreth dy minuta e pak që t’i thoje si gazetare kam dëgjuar që Semi i ka marrë një të dashur tjetër Borës kohë përpara. Gjithsesi të kishe pak më shumë informacion dhe nuk dua të kaloj më në dramë se kjo gjë ka kaluar. Do doja të më kërkoje mua falje”. Realisht prindërit e mi kanë qenë të tmerruar nga kjo gjëja. Unë kam qenë 17 vjeçe kur kam njoh Bojkenin dhe jam ndarë para dy vitesh, kështu që nuk e di 12 vjeç e gjysmë nëse ia kam marrë të dashurin Borës. Thjesht jam lënduar tmerrësisht shumë duke qenë se ishte një gjë e pavërtetë dhe e pavend. Nuk e di se çfarë të them tjetër. Prindërit e mi dhe familja ime e kishin pritur shumë keq.”, tha Semi.

Lexo edhe :  Reagimi gazmor i qenit kur zbuloi se pronari i tij e kishte vënë atë në dietë

Kujtojmë që Semi dhe Bora Zemani janë mike të ngushta për më shumë se 15 vite.

Të fundit

Moment i veçantë! Duka takon Papa Françeskun, i bën dhuratën speciale (VIDEO)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është pritur në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku...

Banka e Shqipërisë e mban normën bazë 2.75%, guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent...

Socialist për të pasurit, kapitalist për të varfërit

Nga Blendi Kajsiu Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama janë kritikuar shpesh nga akademikë, gazetarë dhe nga intelektualë të ndryshëm publik se nuk...

Feston 40 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo tregon ëndrrën që ende nuk e ka realizuar

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo feston sot 40 vjetorin e lindjes ku në një intervistë për Canal 11 ka rrëfyer ëndrrën që dëshiron të...

“Berisha ka marrë para nga kriminelët serbë”, avokati: Përfshihet edhe familja…

Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar një javë më parë në studion e Report Tv, se kishte edhe “7 dosje të tjera si partizani”...

Lajme të tjera

Web TV