Ministri Peleshi vizitë zyrtare në Izrael: Sulmet kibernetike cënojnë thelbin e demokracisë liberale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael.

Bashkë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ato morën pjesë në konferencën e nivelit të lartë, të organizuar nga IMPROVATE që u zhvillua në Jerusalem. IMPROVATE është një organizatë që punon për avancimin e teknologjisë izraelite dhe që shërben njëherësh si një platformë për të lidhur liderët, vendimmarrësit apo investitorët me kompanitë e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte folës kryesor në një nga panelet me temë: “Mbrojtja kibernetike”. Peleshi theksoi faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur mjaft kohë në një sistem të gabuar para viteve ‘90, kështu që tani duhet të vrapojmë që të arrijnë vendet e përparuara në teknologji.

Ndaj ministri i Mbrojtjes, që në fillim të fjalës së tij, ftoi bizneset izraelite të kapitalit për sipërmarrje inovative.

Ministri i Mbrojtjes tha se zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht sfida dhe kërcënime po aq të mëdha, çka e bën jetësore mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike. Në këtë pikë, ministri kërkoi më shumë angazhim, bashkëpunim e koordinim më të madh ndërkombëtar, për të ofruar siguri kundër sulmeve kibernetike të çdo lloji.

 

“Vendet e zhvilluara sigurisht që do të drejtojnë, por në të njëjtën kohë ato duhet t’i asistojnë, mbështesin dhe ndihmojnë të tjerët që të përparojnë dhe të krijojnë elasticitetin dhe mjetet e nevojshme në fushën kibernetike. Jemi dëshmitarë të shtimit të sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve të infrastrukturës. Subjektet me qëllime keqdashëse po shfrytëzojnë përdorimin e internetit, i cili ka krijuar pika të cenueshme për sigurinë e tyre. Për më tepër, gjatë pandemisë, veçanërisht në vitin 2020, kaluam drejt punës në distancë. Kjo krijoi terren të pasur dhe tani është më e lehtë se kurrë për të ekzekutuar çdo sulm
kibernetik”, u shpreh ministri Peleshi.

 

Lexo edhe :  “Shpresa te diaspora”/ Berisha u jep udhëzime deputetëve në mbledhjen e grupit

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, “sulmet kibernetike kërcënojnë të sulmojnë thelbin e demokracive liberale, vullnetin e lirë të shoqërive moderne”. Ai foli për përpjekjet që po bën qeveria shqiptare, e cila po investon gjithnjë e më shumë në inovacion, teknologji dhe infrastrukturë digjitale për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët tanë.

“Si një aleat i NATO-s, Shqipëria gjithashtu njeh hapësirën kibernetike si domenin e pestë të luftës, krahas tokës, detit, ajrit dhe hapësirës. Kështu, ne kemi krijuar në Forcat e Armatosura Shqiptare “Njësinë Ushtarake për Sigurinë Kibernetike” dhe mbështetemi te partnerët tanë strategjikë për ta zhvilluar më tej atë. Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë synon të ndryshojë dhe të japë shembull duke krijuar qasje të re ndaj inovacionit, sinergji të re në fushat e kapaciteteve ushtarake, mbrojtjes civile dhe sigurisë kibernetike. Ne mezi presim të ofrojmë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e zgjidhjeve inovative duke krijuar “Ekosistemin e Inovacionit” brenda Institucionit të Mbrojtjes”, theksoi ministri Peleshi.

Së shpejti Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri do të marrë si pjesë të fushës së përgjegjësisë së saj politikbërjen dhe monitorimin e mbrojtjes kibernetike, duke u kthyer në institucionin qendror të politikave, rregullave, standardeve të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për hapësirën e sigurisë dhe mbrojtjes ushtarake, por edhe për të gjithë sistemet e tjera infrastrukturës kritike, private e publike.

Të fundit

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Zgjedhjet në Gjermani, Olaf Scholz zyrtarisht kandidat i socialdemokratëve për kancelar

Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të...

Lajme të tjera

Web TV