Albin Kurti emëron nipin e Adem Jasharit Komandant të Forcave të Sigurisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka emëruar nipin e Adem Jasharit, Bashkim Jashari, Komandant të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Kurti me anë të një postimi ne llogarinë e tij në facebook.

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit.”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“Ushtrisë që i shërben popullit, i duhet ushtari me zemrën plot dashuri për atdheun, ushtari që të përbashkëtën e vetëmohimin i lartëson në detyrën që i besohet, ushtari që të ardhmen e sheh përmes idealit të dëshmorit. Të gjitha këto vlera i zotëron gjeneralmajori Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar, i Kryekomandantit Adem Jashari. E, nga sot ai është Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ushtria jonë është e re, por me pjekuri të thellë e histori të lavdishme. Vazhdimësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, është shtylla jonë e fortë mbi gurthemelin e Republikës.

Komandantit Jashari i dëshiroj punë të mbarë në detyrën e tij të re. Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC.”, shkruan Kurti.

Të fundit

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV