Shqipëria me 470 automjete të blinduara, 34 prej tyre janë bllokuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 34 mjete të blinduara janë bllokuar, prej çastit kur Policia nisi aksionet në terren. Pas çdo rasti të dyshimtë, ku përdoruesi i tyre nuk disponon dokumentacionin, apo kur policia ka pasur dyshime për mosjustifikim të burimeve monetare, atëherë çështja i ka kaluar Operacionit “Forca e Ligjit”.

OFL ka verifikuar nëse automjetet e blinduara janë blerë me para që burim kanë aktivitetet kriminale. Nga ana tjetër një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, specifikon se do të ndalohet targetimi i makinave të blinduara për persona fizik si dhe nuk do të rinovohet dokumentacioni i mjeteve që aktualisht janë në qarkullim.

Në Shqipëri, rezultojnë të jenë 470 automjete të blinduara, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor. Nga këto, 118 janë autovetura dhe fuoristrada në përdorim të qytetarëve, ndërsa pjesa tjetër janë të kompanive private.

Pjesa më e madhe e makinave të blinduara janë të regjistruara më së shumti në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Por si regjistrohen automjetet e blinduara?

Për regjistrimin dhe pajisjen me targa e leje qarkullimi të një autoveture të blinduar, përveç dokumentacionit të nevojshëm që kërkohet për një autoveturë të zakonshme siç janë dokumentet e origjinës, shit/blerjes dhe doganës kërkohet dhe një dokument shtesë. Ky dokument është një autorizim i cili për personat fizik lëshohet nga Drejtoria Vendore e Policisë ndërsa për subjektet nga Drejtoria e përgjithshme e e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë OFL ka bllokuar 6 makina të blinduara në Durrës të cilat rezultonin në pronësi të Xhevdet Troplinit, Bledin Doçi, Ervis Doçit, Ilir Gjyzelit. Ndërsa më herët OFL ka sekuestruar automjetet e Dashamir Gjokës, Durim Bamit, Saimir Taullait, Landi Muharremit.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV