E bujshme/ Gazetari Artan Hoxha nxjerr videon e Kristian Kelmendit një ditë para ekzekutimit të Pashko Ujkës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristrjan Kelmendi dhe Marjan Kola, janë dy personat e arrestuar nga Policia për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në mes të Shkodrës, mbrëmjen e 29 Nëntorit. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e dy të arrestuarëve, të cilët disa orë para krimit, në datë 28 nëntor ndodhen në Kosovë.

Kelmendi dhe Kola shfaqen të dy në një qendër tregtare në Kosovë duke bërë pazar. Ndërkohë, Policia thotë se të arrestuarëve u janë gjetur gjurmë baruti në trup. Familjarët e Kelmendit dhe Kolës, i kanë thënë gazetarit se ata kanë gjurmë baruti pasi kanë qenë në një poligon në Kosovë.

“I ka ndaluar të dy këta persona. Dhe masa e sigurisë do jepet. Në këto pamje paraqitet i ndaluari Kristian Kelmendi. Është ndaluar dhe akuzuar si autori. Ky është motivi. Ai në 28 nëntor një ditë para ngjarjes duke në Prishtinë në një qendër tregtare. Është ish qendra kulturore në Prishtinë. Kjo është video ku ai bën blerje. Pse ndodhet atje? Kjo është alibia që kanë dhënë të afërmit. Dhe këmbëngulin se nuk janë të përfshirë.

Por ka disa video policia e Kosovës. Dhe lëvizjet që ka bërë Kelmendi. Në këtë moment ai është i shoqëruar me Marian Kolën dhe babanë e vet. Bëhet fjalë për orën 7 të darkës. Me datën 28. Aty është edhe babai Aleksandër Kelmendi.”

Në videon tjetër është edhe Marian Kola. Shok i babait të Kristjanit. Në kontaktet më rezulton që ai ishte në Prishtinë bashkë me Kristjanin për të takuar babanë. Aleksandër ka pasur lidhje farefisnore me të ndjerin. Ndodhej se është në kërkim nga policia. Dhe për t’i shpëtuar arrestimit. Të dy të ndaluarit mendohet se kanë ndihmuar Kristjan Kelmendin për të kryer ngjarjen”, ka thënë Hoxha. (Video nga Abc News)

Babai i Kristian Kelmendit këmbëngul se i biri dhe shoku i tij kanë shkuar për ta takuar në Prishtinë dhe se nuk janë të përfshirë në vrasjen e Pashko Ujkës.

Lexo edhe :  Proda vlerëson punën e policisë në Elbasan dhe Korçë, kërkon përmirësime për vitin 2025

“Këta kanë shkuar ta takojnë në Prishtinë. Sipas deklarimeve që i janë marrë babait, ai këmbëngul që shoku i vet dhe Kristiani kanë shkuar për ta takuar. Kanë shkuar në një qendër tregtare. Pyetja që i ka bërë unë është sesi është e mundur që Kristiani është kthyer në Shqipëri”, shprehet gazetari.

Por si shkoi policia te Kristian Kelmendi?

“Familjarët e të ndjerit kanë thënë se mes personave që dyshohet se kanë patur konflikt është edhe Kristian Kelmendi që kanë pasur një bisedë telefonike para disa muajsh dhe ka qenë me ton kërcënues për problemin e një banese që është shitur nga Pashko Ujka. Kjo banesë i është dhënë familjes Kelmendi më vonë i është kërkuar 30 mijë euro, nuk është bërë pagesa dhe banesa është shitur nga Pashko Uja.

Prej asaj kohe siç më tha Aleksandër Kelmendi nuk i kanë pasur marrëdhiet mirë. Policia ka shkuar në fshatin Trushë dhe nuk e ka gjetur Kristianin dhe babin e vet. Kristiani është kthyer në Shkodër më vonë. Ai është vënë në dijeni të faktit se banesa është bastisur. Gjatë marrjes së provave janë gjetur faktorë plotësues në duart e Kristianit, mbetje të baruti”, deklaroi Hoxha.

Të fundit

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Dy agrarë në listat e Berishës/ Duka kërkon dy mandate në listën e sigurt të PD

Ndryshe nga disa javë më parë, Agron Duka po rimendon rikthimin për të kandiduar për deputet në listat e Partisë Demokratike. Kryetari i Partisë Agrare...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 150 robër lufte

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, tha Presidenti Volodymyr Zelensky në...

Kriza në RTSH/ Dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen

Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor...

Lajme të tjera

Web TV