Big Kik, i riu i destinuar të bëhet yll i Rap-it shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bik Kik është një i ri i talentuar dhe tepër i apasionuar pas Rap-it. “Talent lind, nuk bëhësh”, thotë një shprehje dhe djaloshit nga Tirana kjo gjë i shkon përshtat pasi qysh në moshën 11 vjeçare ka pasur kontaktet e para me këtë rrymë muzikore, e cila më pas u bë pasioni i tij.

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të depërtosh në tregun shqiptar, aty ku shumë janë këngëtarë te vetdeklaruar edhe boshllëqet e tyre në muzikë janë lehtësisht të evidentueshme. Por ambicja, talenti dhe vetbesimi i lartë i Bik Kik bëri që ai të spikaste në muzikë që në moshë të vogel.

Ndër të parët që e spikati talentin e tij ishte dhe ndoshta reperi më i madh në Shqipëri, Noizy i cili e mori në grupin e tij “OTR”. Me datë 22 Mars 2018 ai solli bashkëpunimin e parë më grupin OTR të titulluar “16” e cila dëgjohej në shumë bar-e, clube, si dhe në makinat e të rinjve shqiptarë. Më 12 Korrik 2019, ai publikon videoklipin “BIG”.


Më datë 15 Tetor të po këtij viti, Big Kik publikon videoklipin “Ça Je Tu Thon?“, një bashkëpunim shumë i suksesshëm me Matolale, teksti i së cilit u shkrua po nga dy reperët. Pas kësaj, ai nuk u ndal duke sjellë një sërë projektesh të suksesshmë muzikore si “Nuk E Di”, “Hip Hop”, “Fundi Fillimi”, apo edhe pjesëmarrja e tij tek “Gjoni Black” nga Meriton Mjekiqi që solli një sërë freestylesh nga i riu duke bërë menjëherë bujë në një kohë të shkurtër.

Talenti i tij evidentohet edhe në shkrimin e teksteve, gjë që e bën atë një artist edhe më të komplëtuar. Ai frymëzohet nga rap-i amerikan dhe dëshiron që këtë frymë ta sjellë edhe në rap-in shqiptar.

Lexo edhe :  Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet Xheneta sonte në BBV4?

Ditën e djeshme ai ka sjellë edhe projektin më të ri të quajtur “Pfizer Love” që është pëlqyer menjëherë nga të rinjtë dhe është shpërndarë masivisht në vetëm pak orë. Big Kik nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë shumë projekte të tjera,por një gjë është e qartë: E ardhmja është e gjitha e tij.

Të fundit

Humbja e oreksit, pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

Ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të...

Hyrje të reja dhe shumë të papritura/ A do të futet Xheneta sonte në BBV4?

Videoja e fundit në Instagram, që ka krijuar shumë bujë në rrjete sociale, lë të kuptohet se spektakli i sotëm do të jetë plot...

Erseka Solar Park, Rama prezanton një tjetër investim në fushën e energjisë (Video)

“☀️Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do...

Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës për të kaluar fundjavën

Dhjetëra autobusë dhe furgonë me vizitorë nga Shqipëria kaluan paraditen e së shtunës në pikën kufitare të Morinës, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy...

Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV