”Refuzoi të divorcohej nga i shoqi, po të pranonte e mbanin në teatër”/ Aktorët rrëfejnë si e ruajti familjen Edi Luarasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Edi Luarasi është përcjellë për në banesën e fundit me nderimet e kolegëve që kanë vlerësuar lirinë dhe dinjitetin e saj.
Aktorja, gruaja e pathyeshme e dy kohëve, është përcjellë për në banesën e fundit pasi u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Portreti unik dhe timbri i paharrueshëm i skenës dhe ekranit, u shua të premten në krahët e të birit.

Për Bujar Kapexhiun, “Edi Luarasi një nga aktorët me të shquara të artit shqiptar, të teatrit e të filmit, nuk është më. Nga qielli i artit shqiptar u shkëput ylli më i bukur”

Ndërsa foli për “News 24” Roza Anganosti tha se ajo ishte “artiste unike, yll. Një grua e fortë fisnike që përballoi furtuna në jetë. Është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. E kam dashur me shpirt”.

Pasi e nisi karrierën si këngëtare, ajo u zbulua si aktore nga Mihal Luarasi, që do të bëhej bashkëshorti i saj në jetë dhe partneri kryesor në art. Udha e tyre do të ishte e pandarë, nga suksesi në dënim. Me një dinjitet të pakrahasueshëm, kur i shoqi u dënua nga regjimi komunist, ajo refuzoi divorcin prej tij, edhe pse I premtuan ta mbanin aktore. U bë rrobaqepëse dhe rriti dy fëmijë.

Rajmonda Bulku rrëfeu për “News 24” se “unë nuk e kam njohur në moshë të re, ata ishin përzënë nga arti, ishin dënuar, ishin sakatuar. Kur e kam parë për herë të parë, ajo qepte. Dhe ishte një figurë e jashtëzakonshme. E kuptoje menjëherë ku do ta shihje, që ajo duhej të ishte një figurë arti me atë portret interesant dhe modern. Mbajti në kurriz një barrë të jashtëzakonshme e të dhimbshme. Erdhi njëherë në teatër dhe thotë jam gjendur përballë hetuesit, e pashë dhe ika.

Lexo edhe :  Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një grua e pazakontë në kohë të pazakonta si shembull për gruan shqiptare. Heqja nga skena në kulmin e saj si aktore mbeti peng deri në fund. Ajo u rikthye vetëm 20 vite më pas, me shfaqjen Vizita e Damës plakë.

Aktorja Rajmonda Bulku tha për News24 se: Ashtu e shtrirë siç është tani, sa e pashë thashë, ajo është “Dama plakë”. Është e shtrirë në madhështinë e vet e pa urrejtje. Ishte e para nga këto lloj grash që nuk e braktisi burrin por ju nënshtrua dënimit të saj, rriti dy fëmijë të mrekullueshëm. Edi ishte një frymëzim shumë i madh.

Edmond Budina: Ajo ishte frymëzim. Çfarë të bën më shumë ta respektosh atë, ishte dinjiteti I saj si grua, një njeri I pathyeshëm, një njeri konsekuent e me dinjitet që nuk e uli asnjëherë kokën, as ku shkoi të punonte në rrobaqepsi.
Prezantuesja e festivalit të 11, vajza çapkëne, gruaja e lirë, aktorja e Njollave të murrme apo e ngadhënjimit mbi vdekjen, e disa filmave dhe shfaqjeve teatrale, iku e lirë dhe krenare, siç kishte jetuar.

Të fundit

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë,...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Putin: Rusia nuk e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin eventual të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke shtuar se mendon që...

Më pak se 10 mijë lekë në muaj, pensionistët janë të varfër

Sipas një raporti të UNDP, 13% e pensionistëve marrin rreth 10 mijë lekë në muaj. Ndërkohë statistikat tregojnë se numri i tyre arrin deri...

Lajme të tjera

Web TV