Ja disa arsye pse duhet të pimë çaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa dyshim çaj është një nga tre pijet më të konsumuar në botë. Përveç shijes, arsye për këtë janë edhe veçoritë e tij që përmirësojnë shëndetin. Pas ujit, çaj dhe kafja janë gjithmonë në konkurrencë se kush mban vendin e dytë. Por, sot të flasim për vlerat e padiskutueshme të çajit.

Më të shëndetshmit janë çaji i gjelbër dhe zi dhe ja edhe tetë arsye pse:

Mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Nëse çaji pihet tri apo më shumë herë në ditë ai mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, me siguri për shkak të antioksidantëve, ndërsa disa shkencëtarë thonë që çaji i gjelbër dhe i zi ndihmojnë në parandalimin e arterosklerozës.

Mund të reduktojë tumoret

Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate i cili është përgjegjës për reduktimin e tumoreve në testimet laboratorike të një studimi skocez. Mjekja Christine Dufes, udhëheqësja e hulumtimit, ka thënë se si çaji ka reduktuar madhësinë e tumorit, ndërsa te disa raste tumoret janë zhdukur tërësisht.

Ilaç potencial për kancerin e prostatës

Shkencëtarët kanë zbuluar metodën e cila me kombinimin e arit dhe çajit të gjelbër vret qelizat e kancerit të prostatës. Metodën e kanë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ndërsa kanë thënë se si tek minjtë kanë arritur të reduktojnë tumorin në 80 për qind të rasteve. Çaji shërben si bartës i grimcave radioaktive të arit të cilat pastaj i vrasin qelizat e kancerit në prostatë.

Përmirëson vitalitetin në moshë më të vjetër

Studimi i kryer në 14 mijë njerëz më të moshuar se 65 vjet, i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, ka treguar që personat më vital ishin pikërisht ata që pinin çaj të gjelbër. Duke pirë çajin njerëzit më të vjetër do të kenë më pak probleme gjatë veprimeve si pastrimi apo larja dhe veshja.

Lexo edhe :  Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Ul tensionin e gjakut

Edhe pse nuk mund të identifikohet saktë komponenti i çajit të zi i cili e bën këtë, ai e ul pak tensionin e gjakut, thotë një studim australian.

Forcon imunitetin

Çaji i gjelbër rrit numrin e qelizave T në trup të cilat janë të rëndësishme në sistemin e imunitetit, por edhe “mëson” të gjitha qelizat e sistemit të imunitetit për t’i njohur më mirë bakteret dhe dëmtuesit apo keqbërësit në trup.

Rehidraton

Edhe pse përmban kafeinë e cila dehidraton organizmin, çaji arrin të rehidratojë trupin.

Ndihmon gjatë dobësimit

Disa hulumtime sugjerojnë se si pirja e pesë filxhanëve çaj në ditë ndihmon gjatë humbjes së kilogramëve, veçanërisht në zonën e barkut.

Të fundit

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?!

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë...

A është gripi i shpendëve pandemia e ardhshme?

Një lloj viral i gripit të shpendëve mbërriti në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2022 dhe ka vazhduar të dëmtojë fermat dhe...

5 arsye befasuese pse darkat në shtëpi të ndihmojnë me ankthin social

Kush tha që darkat në shtëpi janë të bezdisshme? Në fakt, ato mund të jenë arma sekrete kundër ankthit social. Imagjino këtë: një darkë...

Fermerët shqiptarë me mbështetjen më të ulët në rajon! Shkurtohen me 5% fondet

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total...

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar koreano-verior

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e...

Lajme të tjera

Web TV