“Berisha i tmerruar, politika amerikane qesh me të”/ Spartak Ngjela: Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e Sali Berishës, i cili thotë se do të bëjë revolucion. Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela shprehet se ish-kryeministri është i trembur nga antikorrupsioni, pasi është i fajshëm.

Ngjela shkruan se Amerika është duke qeshur me të, ndërsa parashikon që këtë javë do të fillojë stigma kundrejt tij. Foltoren dhe Kuvendin që u thirr në 11 dhjetor, Ngjela i konsideron si tragji-komedi.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Ç’është ky revolucion që po përsërit Saliu si të ishte Robespieri?
Po ç’revolucion do të bëjë ky njeri i humbur!
Jo; ai është i trembur nga antikorrupsioni, sepse është i fajshëm.
Ky është thelbi i frikës Berisha: fajësia e tij për korrupsion. Është i fajshëm, se ka futur duart në shtetin shqiptar; sepse u ka marrë pronarëve të ligjshëm, me anë të bashkëpunëtorëve të tij, deri në 50 përqind të pronës, për t’iu bërë atyre njohjen e pronësisë; se ka shitur interesin kombëtar me para, etj. Dhe kjo është frika e tij, sepse tani ai është i kapur.

Të gjitha këto janë të provuara; dhe kjo kohë është koha e shpronësimit të tij. Kësaj po kërkon t’i shpëtojë Saliu; se kërkon t’u thotë amerikanëve: “unë kam popullin me vete”. Kurse politika amerikane po qesh me të. Edhe ambasadorja Yuri Kim do të fillojë të tallet me të, se e di shumë mirë procesin antikorrupsion kundër Saliut. Madje që këtë javë mendoj se ajo do të fillojë stigmën kundrejt tij…Por, kur të dalin aktet e shpronësimit të pasurisë së paligjshme Berisha, shqiptarët do shohin komedi të vërtetë .

Edhe kjo foltorja e tij, edhe kuvendi kombëtar fals i tij, tragji-komedi janë. Kurse, shpronësimi Berisha do të jetë një çlirim i shoqërisë shqiptare dhe një gëzim kombëtar. Por, a e dinë amerikanët ketë gëzim të pritshëm të shqiptarëve të grabitur barbarisht nga Saliu?
Sigurisht që e dinë.
Po Saliu çfarë do të bëjë?
Komedi mbrojtëse do të sjellë sërish; por pronat do t’i konfiksohen. Edhe paratë në bankat ndërkombëtare, gjithashtu.

Lexo edhe :  Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Po Saliu mund të thotë që “nuk janë tonat. Këto nuk janë prona të familjes Berisha “. Por, kjo nuk mjafton; se ato do të konfiskohen. Dhe janë shumë. Keni për t’i parë.
Po frika e Saliut? Ajo, a do të vijojë pas konfiskimit të pronave të paligjshme?
Frika e tij do të vijojë, madje edhe fjalimet e kurdisur dhe pa përmbajtje të tij do të vijojnë, njëlloj si këto që po mban; sigurisht që do të vijojnë.
Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: po proces penal kundër tij, a do të ketë?
Kjo është në kompetencë të SPAK-ut…

Të fundit

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati…...

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

Për javën që vjen, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të...

Rama e pret në aeroport, mbërrin në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Presidenti i Emirateve Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan ka mbërritur në Tiranë për një takim me Ramën. Në këtë takim do të firmosen...

Lajme të tjera

Web TV