Vrasja e 29-vjeçarit Jurgen Duka në Tiranë, autori është punonjës policie (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mësuar identiteti i autorit të krimit në Tiranë, ku pas të shtënave me armë mbeti i vdekur 29-vjeçari Jurgen Duka.

Mësohet se autori është Arbër Sula, 27 vjeç banues në Sauk. Ky i fundit është punonjës policie, me detyrë agjent krimesh në DVP Dibër. Gjatë momentit të ngjarjes, mësohet se ai ka qenë jashtë shërbimi. Siç shihet nga pamjet e publikuara, Sula dhe Duka, ndodhen pranë njëri-tjetrit në banakun e marketit.

Fillimisht, ata konfliktohen verbalisht së bashku, pasi Duka, kishte hyrë pa radhë për të paguar paratë te kasa. Ndërkohë, debatet verbale, në një moment degjenerojnë në konflikt fizik, e deri në përdorimin e armës nga Sula, që rezulton fatale për 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Ai shihet teksa bie në tokë pa ndjenja, ndërsa personat që ndodheshin në market largohen me shpejtësi jashtë. Raportohet se autori pas krimit është larguar me një mjet tip “Benz” dhe autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Të fundit

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Ismajli ka 3 oferta në tavolinë, ku do të transferohet mbrojtësi i kombëtares?

Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendje në merkato. Sipas mediave turke, mbrojtësi i kombëtares shqiptare kërkohet nga Trabzonspor. Ky është...

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Lajme të tjera

Web TV