Skandali! Dhunë masive në Universitetin e Prishtinës, do flitej për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr masiv ka shpërthyer ditën e djeshme në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Aktivistë të organizatave studentore dhe shoqërisë civile janë sulmuar brutalisht, teksa po përgatiteshin të mbanin një prezantim mbi minierat në Shqipëri.

Aktivistët janë konsideruar “komunistë të korruptuar”, ndërkohë që në takim do të merrte pjesë edhe pedagogu nga Tirana, Arlind Qori.

Aktivisti i shoqërisë civile, Durim Jasharaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, i ka quajtur “banditë” personat që kryen sulmin teksa është shprehur se sulmuesve u ka penguar prezantimi që aktivistët kishin planifikuar ta mbanin. Jasharaj ka treguar se prezantimi ka pasur të bëjë me sindikalizmin në Shqipëri.

“Ata akuzonin profesorin dhe aktivistin Arlind Qori si dhe sindikalistin tashmë të përjashtuar Elton Debreshin. Po jua le juve ta gjeni se kë ata mbronin. Po jua le juve ta gjeni se kush e urdhëroi këtë grup banditësh ta sabotonin organizimin”, ka nënvizuar aktivisti Durim Jasharaj.

Të fundit

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Lajme të tjera

Web TV