“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Mbështetësit e Berishës mblidhen para selisë së PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në pritje të fillimit të protestës së 20 dhjetorit.

Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” përkrahësit e ish-kryeministrit kanë mbushur pjesën më të madhe të oborrit të selisë blu.

Përmes një statusi në median sociale “Facebook”, ish-lideri demokrat, Sali Berisha, ka renditur katër arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të marrin pjesë në protestë.

Fillimisht, Berisha solli në vëmendje se “Vuçiç është ministër i Millosheviç-it”.

Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, ai “akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij”.

Më tej, Berisha nënvizon se “Ballkani i Hapur”, sipas tij, është “projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe”.

Protesta e sotme, sipas ish-liderit demokrat, nuk duhet ta lejojë asesi që kjo të konkretizohet.

Të fundit

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Lajme të tjera

Web TV