Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve, reagon qeveria: Dokumenti ilegal, gati denoncimi në Prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të publikimit të të dhënave personale të qytetarëve, ku mes të tjerash bëhen publike pagat e tyre, ka reaguar qeveria.

Përmes një reagimi për mediat, zëdhënësi i qeverisë Endri Fuga bën me dije se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme.

Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

REAGIM I QEVERISË 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Të fundit

BE i jep të drejtë Melonit: Qendrat në Shqipëri janë në përputhje me ligjin

“Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit në dekretin për qendrat në Shqipëri dhe jemi në kontakt...

“Nëse bie Saliu, socialistët fillojnë zinë”/ Ngjela: Berisha njeri i konsumuar, s’ka vota

Avokat Spartak Ngjela në një dalje televizive ka folur për drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita. Ngjela tha se Berisha ka marrë drejtuesin...

“Si ndryshoi Rama mendim për Islamin?” Kandidatja e PS: U bind pas vizitës në Kuvajt

Edlira Dyrmishaj, garon për deputete në listën e hapur të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Dyrmishaj kandidon në listën e hapur të...

Mos e ndryshoni garderobën ende/ Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje live për një emision televiziv, ka treguar sesi do të nisë java dhe njëherësh edhe muaji i prillit. Sipas...

“Tabela e re e shumëzimit është 7×7=313”/ Basha ironizon sërish Ramën

Lulzim Basha ka ironizuar edhe sot kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha thotë se Rama shkonte ndonjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV