Përmbytja e një anije me rreth 80 emigrantë në bord, ka shkaktuar të paktën 16 viktima deri tani njoftojnë autoritetet. Nërkaq, 64 persona mësohet se janë shpëtuar nga raportimi i deritanishëm për mbytjen e anijes në Greqi.
Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros, ndërsa raportohet se në bord ndodheshin 80 emigrantë.
Autoritetet greke kanë reaguar menjëhërë duke dërguar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.