E diel me reshje intensive, më të përqendruara në veri dhe jug të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshje intensive priten sot, e diel, sipas llogaritjeve të IGJEO-s, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe jug të territorit, në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në qarkun e Shkodrës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Përgjatë datave 26 deri 29 Dhjetor 2021 pritet një rritje e prurjeve në lumin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe qytetarqt do të njoftohen për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Këtë pasdite priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Nesër priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare në qarkun e Lezhës dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në zonat veriore dhe jugore të territorit

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 / 15 °C, në vendet e ulëta: 7 / 13 °C dhe në vendet malore: 3 / 10 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, veçanërisht në bregdet.

Të fundit

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Lajme të tjera

Web TV