Rritja e tarifave telefonike, reagime vetëm në “FB”, qeveria dhe opozita heshtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja me 200 lekë e e paketave me parapagesë nga Vodafone dhe Albtelekom nuk ka shkaktuar asnjë reagim nga institucionet shtetërore, qeveria apo opozita. Të gjithë po heshtin mbi vendimin e kompanive telefonike për shtuar shpenzimet për qytetarët shqiptarë në mënyrë të papritur.

Edhe në media ky zhvillim nuk po pasqyrohet ose po i jepet një hapësirë shumë e vogël, ndërkohë që qytetarëve duket se u ka mbetur “Facebook” si mundësi e vetme për t’u ankuar.

Aktivisti Zirkon Disha ka publikuar një status ku kërkon “të dilet jashtë Facebook-ut” dhe të organizohet protestë në rrugë kundër vendimit.

“Sa herë ndërrohet kryetari i AKEP, kompanitë celulare rrisin çmimin e paketave me 200 lekë! Thua të jetë rastësi? Kush është për një protestë para AKEP?”, – shkruan Disha.

Në faqen e njohur ‘Brryli Broadway’ kritikohet heshtja e mediave: “Kompanitë celulare kanë rritur çmimet për të dytën herë brenda vitit dhe asnjë media apo portal nuk pasqyron këtë gjë. Bashkëpunim midis pushteteve. Rritja e pajustifikuar e cila prek pjesën më të madhe të njerëzve. Ajo që na shqetëson më shumë është heshtja e medias. Këtu po të vrasin askush nuk do të bëj zë nëse vrasësi i mban me “bukë”. Të gjitha këto media mbahen me reklamat e këtyre kompanive hajdute. Harrojnë se shumë shpejtë është rradha e tyre. I dashur popull askujt nuk i plas për ju nëse nuk reagoni vetë. Media është ngritur në parimin e biznesit. Përderisa ju i doni, i klikoni atëhere edhe mund ti paguani. Ndoshta ne jemi shumë budallenj që postojmë të tilla gjëra. Edhe ne kemi qejf të bëjmë ndonjë lekë. Nuk ju kam pyetur asnjëherë. A keni dëshirë të merremi me cicat a bythët e ndonjë “VIP-i”?”

Gazetari Klodian Tomorri thotë se në një shtet normal Vodafone dhe Albtelecom nuk do të mund të ndërrmenin këtë veprim.

“Celularët të grabisin, policia të përgjon. Jeta e qytetarëve shqiptarë u bë më e mirë këtë javë. Shumë shpejt, çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç mund të përgjohet nga një polic i thjesht, pa urdhër gjykate, pa autorizim prokurori. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të themelore të njeriut. Dhe shpesh regjimet që shkelin të drejtat themelore janë njëkohësisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit çdo ditë qytetarët e vet. Ironikisht ditën që doli projektligji i përgjimeve, kompanitë celulare, të paktën 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kanë rritur tarifat në mënyrë të sinkronizuar. AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës dredhin zinxhirët. Në një shtet normal, këtë nuk do të guxonte ta bënte asnjë kompani. Por kur bien të drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet përdoren jo për të mbrojtur qytetarët, por për t’i grabitur ata. Tani shqiptarëve u ka mbetur të flasin në telefon. Të paguajnë më shtrenjtë dhe të përgjohen nga një polic militant”, shkruan Tomorri.

Lexo edhe :  Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Në të njëjtën linjë është edhe qëndrimi i ‘Nisma Thurje’, e cila bën përgjegjëse institucionet shtetërore për rritjen e tarifave nga dy kompanitë telefonike. Sipas Thurjes, pavarësisht se kompanitë dalin gjithnjë me fitime, nuk janë ndalur në rritjen e tarifave.

“Kompanitë celulare kanë rritur përsëri çmimet! Nga 200 lek e lart, për paketë. Dhe e bënë njëkohësisht. U morën vesh me njëri tjetrin dhe i rritën. Pa asnjë shkak apo motiv real. Nuk i rritën sepse po dilnin me humbje, përkundrazi ata kanë dalë me fitim gjithë këtë kohë. Por përsëri vendosën t’i rrisnin, sepse nuk po fitonin aq sa të ndiheshin të ngopur. Kur shohin që këtë popull e rrjep qeveria me tendera, e rrjepin miqtë e qeverisë me PPP-të, e rrjepin oligarkët me monopolet, përse mos ia vënë dhe ata pak shkelmin në fyt? Çfarë i pengon? Këtu Autoriteti i Konkurrencës vetëm autoritet nuk ka. Atëherë Kap ça t’kapësh. Ata e bëjnë se munden ta bëjnë. Sepse ne nuk kemi arritur asnjëherë të ndërtojmë shtet të vërtet. Për 30 vjet kemi qënë shumë të zënë duke zgjedhur kush do të na rripte 4 vitet e ardhshme, nuk menduam si të ngrejmë ca institucione që të kujdesen, që të na mbrojnë. Dhe nuk do të shpëtojmë asnjëherë nga makutëria, nëse nuk ndërtojmë shtet. Një shtet që funksionon pavarësisht kush ikën apo vjen në pushtet. Dhe mos prisni ta bëjnë ata që janë vetë makutëria. Do duhet ta bëjmë ne, të gjithë…vetë!”, thuhet në reagim.

Vendimi i dyshimtë, rriten me 200 lekë tarifat telefonike, asnjë institucion nuk reagon

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV