Bora Zemani dhe Semi Jaupaj emocionojnë me rrëfimin për miqësinë e tyre: Do të besoj edhe sikur …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e spektaklit të djeshëm, Bora Zemani dhe Semi Jaupaj, bën një përballje me njëra-tjetrën në “Për’puthen Prime”. Dy mikeshat e ngushta kanë rrëfyer historinë e shoqërisë së tyre prej 15 vitesh tashmë.
Semi ishte surpriza e natës për moderatoren. Ato janë ulur përballë me njëra- tjetrën dhe kanë dhuruar një bisedë shumë të këndshme për publikun, ku kanë rrëfyer momentet e bukura dhe sa të rëndësishme janë ato në jetën e gjithsecilës.

Ishte opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, i cili i kërkoi Borës që të kishin një përballje me Semin dhe të na rrëfenin gjithçka nga miqësia e tyre.

Pjesë nga biseda:

Bora: Kur të shoh i kam përpara syve të gjitha ato momentet e para që jemi njohur me njëra- tjetrën, kemi qenë në të njëjtën klasë në gjimnaz në vit të parë. Kemi qenë tre shoqe në faktin të treja karaktere te ndryshme nga njëra- tjetra. Unë isha ajo vajza që doja të qëndroja në bankë të fundit sepse më bezdisnin të gjithë, i shikoja të gjithë me inat. Aulona ishte ajo vajza që i mbante ekuilibrat me të gjithë, ndërsa Semi ishte tipike ajo vajzë që qëndronte tek dera dhe nuk do t’i fliste vetëm klasës por edhe atyre që kalonin nëpër korridore. Nuk e kuptoj përse u lidhëm kaq ngushtë më njëra- tjetrën.

Semi: Nuk e di, fati mbase deshi kështu dhe jam shumë e lumtur që ndodhi kështu, sigurisht që ne kemi bërë punën tonë për të qëndruar afër njëra- tjetrës. Por kur mendoj karakteret e ndryshme që kemi, mendoj se fati.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV