Një tren u përfshi nga dhuna kur një pasagjer i stresuar u përplas me një grua të dehur e cila e kishte akuzuar atë për terrorizëm. Pamjet u xhiruan të martën pasdite në orën 6.
Gruaja më parë i ishte drejtuar burrit me fjalët ‘je i vdekur’ dhe ka kërcënuar pasagjerë të tjerë në Londër Overground, përpara se t’i përplaste një shishe xhin në fytyrë burrit ndërsa po zbriste.
Pamjet e filmuara nga një kalimtar, tregojnë se gruaja kërcënon pasagjerë të ndryshëm një grindjeje të zgjatur.
Në një moment, burri që e kundërshton atë në video tha se ai do të telefononte policinë dhe ajo i drejtohet me fjalët: “shkoni të telefononi policinë, nuk më intereson” dhe më pas ajo filloi ta quante atë terrorist.