10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kryeson listën Elon Musk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa viti 2022 ka hyrë është publikuar një listë e ngushtë e 10 miliarderëve për vitin 2021. Mediat e huaja raportojnë se në krye të listës qëndron Elon Musk, bashkëthemeluesi dhe CEO i Tesla,i cili është personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej 278 miliardë dollarësh. Pas tij vjen themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me një vlerë neto të vlerësuar prej 202 miliardë dollarësh.

Miliarderët që kanë parë rritjen më të madhe të pasurisë së tyre në 2021 përfshijnë Elon Musk, Bernard Arnault (Kryetar dhe CEO i LVMH), bashkëthemeluesi i Google, Larry Page dhe Francoise Bettencourt Meyers. Tetë nga 10 miliarderët kryesorë operojnë në hapësirën e teknologjisë, me vetëm Bernard Arnault të LVMH dhe Warren Buffett të Berkshire Hathaway që janë më të dalluarit.

LISTA:

Elon Musk bashkëthemeluesi dhe CEO i Tesla. Pasuria neto: 278 miliardë dollarë

Jeff Bezos themeluesi i Amazon. Pasuria neto: 202 miliardë dollarë

Bernard Arnault CEO dhe Kryetar i LVMH. Pasuria neto: 170 miliardë dollarë

Bill Gates bashkëthemelues iMicrosoft Corp. Pasuria neto: 137 miliardë dollarë

Larry Page bashkëthemelues dhe anëtar i bordit Alphabet. Pasuria neto: 131 miliardë dollarë

Sergej Brin bashkëthemelues dhe anëtar i bordit Alphabet. Pasuria neto: 126 miliardë dollarë

Mark Zuckerberg bashkëthemelues, CEO dhe kryetar i ‘Meta’. Pasuria neto: 121 miliardë dollarë

Steve Ballmer pronar i Los Angeles Clippers. Pasuria neto: 119 miliardë dollarë

Larry Ellison bashkëthemelues, CTO dhe kryetar i ‘Oracle’. Pasuria neto: 109 miliardë dollarë

Warren Buffett CEO i ‘Berkshire Hathaway’. Pasuria neto: 104 miliardë dollarë

Të fundit

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 maj 2024

Sot, më 17 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë dhe shitet 93.1 lekë. Euro sot...

Temperatura deri në 28 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era...

Parashikimi i yjeve për sot 17 maj 2024

Dashi Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo...

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit të 36-të të kampionatit, skuadra...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Lajme të tjera

Web TV