Mbështetësja e Berishës paralajmëron të plagosur në protestën e 8 janarit, Kokalari: Fajin vërjani Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është raportuar për një ndryshim në fasadën e selisë blu, mirëpo Evi Kokalari, mbështetësja e Sali Berishës ka shkuar shumë lag. Ajo ka deklaruar se Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe i ka mbuluar xhamat për të mos u dalluar. Ky veprim për Kokalarin tregon për Lulzim Bashën se ka frikë nga protesta e 8 janarit si edhe po tenton që ta mbajë selinë me dhunë.

E fortë është edhe deklarata e saj që flet edhe për skenarë dhune në 8 janar e për këtë thotë se duhet fajësuar Lulzim Basha.

“Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selinë peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Koalari.”

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV