Në listën e Interpol/ Kapen 5 të kërkuar nga policia, arrestohet ish-shefi i policisë në Tepelenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar pesë persona që ishin shpallur në kërkim si brenda dhe jashtë vendit.

“Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.
Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar”, thuhet në njoftimin për median.

Ndërsa mësohet se në mesin e tyre i arrestuar është edhe ish-shefin e specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi.

61 vjeçari, banues në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e pati dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim. Sipas prokurorisë, i pandehuri mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Njoftimi i plotë nga policia e Shtetit

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar. Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.
Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar B. Ll., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bazë të informacioneve për vendndodhjen e tij në shtetin e Hungarisë.

Lexo edhe :  Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit italian E. F., 56 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Nga ana tjetër, familjarët e Gani Abazit deklarojnë se ai është vetëdorëzuar dhe nuk është arrestuar.

Ata na kanë vënë në dispozicion edhe një video ku ai u drejtohet ambienteve të Policisë.

Të fundit

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN,...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Bëri simbolin e shqiponjës, sportisti nga Kosova skualifikohet nga gara e zhytjes

Zhytësi shqiptar nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është skualifikuar nga gara që u zhvillua në "Urën e Vezirit" në Malin e Zi. Shkëlzen Goqi u...

Po punonte tokën, përmbyset zetori, ndërron jetë 62-vjeçari

Një 62-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Sipas policisë, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një ish-polic

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Si...

Lajme të tjera

Web TV