Kryeministri Edi Rama ishte sonte përballë katër gazetarëve në emisionin “Opinion”.
Debati deri tani thuajse ka dalë jashtë kontrollit. Rama i drejtohet gazetares Klodiana Lala duke i thënë “si s’të vjen turp moj”, ndërsa Fevziu akuzon gazetaren se “po bie në kurthin e Ramës” për të humbur kohë në debat.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Keni marrë ndonjë gjë sot, apo jeni esëll
Edi Rama: Shhhhhhhhhhhh, shhhhhhh…
Edi Rama: Po si stë vjen turp moj
Klodiana Lala: Po tregoj fakte, ai është një person i inkriminuar
Edi Rama: Nuk kam ardhur të të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty
Edi Rama: A do më lini të flas, apo të merrem unë dhe të bëj atë që di unë
Blendi Fevziu: Jo s’të lejoj të bësh kërcënime
Blendi Fevziu: Lere të flasë, e kupton që e ka strategji
Klodiana Lala: (i ndërhyn Ramës) Gënjeshtër
Edi Rama: Ti pusho ti, të të vijë turp, si guxon ti të më thuash mua gënjeshtër