7 janar 1943/ Nikola Tesla, njeriu i shpërthimit gjigant të energjisë elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 7 janar të vitit 1943 vdes në New York, në moshën 86 vjeçare, Nikola Tesla.

Tesla, ishte një shpikës, inxhinier elektrik, inxhinier mekanik dhe futurist, i cili është më së miri i njohur për kontributet e tij në hartimin e sistemit të furnizimit me energji elektrike me rrymë alternative.

Puna e Teslas ra në errësirë relative pas vdekjes së tij, deri në vitin 1960, kur Konferenca e Përgjithshme për Peshat dhe Masat emëroi njësinë SI të densitetit të fluksit magnetik si Tesla, për nder të tij.

Me zbulimet dhe shpikjet e tij Nikola Tesla, bëri të mundur që i gjithë sistemi industrial të merrte një hov dhe një zhvillim të pamendueshëm dhe befasues.

Nga një kohë e energjisë mekanike të papërpunuar të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorrëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike.

Kështu të gjithë ata që e njohin veprën e këtij gjeniu, bien në një mendje se Tesla e ndryshoi rrenjësisht jetën e të gjithë njerëzimit.

E ndërsa sot besohet se “babai” i elektrecitetit modern është Tomas Edisoni, e vërteta është krejt e ndryshme. Shpikjet e Edisonit dhe e shumë të tjerëve, as që mund të krahasohen me atë zhvillim madhështor që shkaktoi Tesla me gjeninë e tij krijuese.

 

Të fundit

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira;...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Lajme të tjera

Web TV