“Nesër do kacafyten”/ Erion Braçe: Godina ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur në vitin 2013!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PS, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.

Deputeti i PS shkruan se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha i cili asokohe ishte kryetar bashkie, i grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një pronë, që sot e quajnë ‘shtëpia e të gjithë demokratëve’.

“Pasi bënë vendimet dhe morën godinën, u kthyhen pas të merrnin miratimin e komandantit të Ushtrisë, duke e bërë grabitjen më të dukshme. Për këtë pronë të grabitur po kacafyten dhe nesër do të përleshen me njëri-tjetrin. Fati është i përcaktuar prej 2013-ës. Gjëja e vjedhur nuk gëzohet.”-shkruan Braçe.

Postimi i deputetit të PS, Erion Braçe

Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV