Një 16-vjeçare është larguar nga banesa pa dhënë adrese dhe familjarët të alarmuar kanë denoncuar në komisariatin e Fierit.
Denoncimi është kryer dy ditë më parë, por policia nxiton ta quajë “largim me dëshirë” edhe pse ende nuk dihet vendndodhja e adoleshentes.
“Në datë 07.01.2022, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë denoncim shtetasi D. B., se mbesa e tij 16 vjeçe është larguar nga banesa. Nga verifikimit e kryera rezulton se 16-vjeçarja është larguar me dëshirën e saj.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e saj dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.