Gjykata i dha të drejtë, Djokovic thyen heshtjen: Do luftoj për të fituar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Djokovic mund të qëndrojë në Australi dhe të luftojë për të mbrojtur titullin kampion në Australian Open.

Ky është verdikti i dhënë nga gjykata tribunale në Melburn duke anuluar vendimin e qeverisë australiane që i mohonte të drejtën tenistit serb për tu futur në shtetin e tyre për sa kohë nuk ishte i vaksinuar.

Gjyqi për Djokovic nisi me vonë për shkak të disa probleme teknike ndërsa zgjati më shumë se 7 orë.

Avokatët e Djokovic paraqitën në gjykatë një tampon që konfirmonte se Djokovic ishte prekur nga COVID-19 më 16 dhjetor, në këto kushte nuk mund të vaksinohej brenda 6 muajve.

Pavarësisht këtij vendimi nga gjykata, autoritet australiane nuk kanë ndërmend të dorëzohen pasi do të apelojnë këtë vendim.

Më në fund ka thyer heshtjen edhe vetë tenisti serb në një konferencë për shtyp të organizuar nga familjarët e tij: “Jam i lumtur dhe krenar që gjyqi anulojë vendimin për të më dëbuar.

Pavarësisht gjithçka që ndodhi, dëshirojë të qëndrojë dhe të konkurrojë për të fituar Australian Open.

Jam totalisht i fokusuar tek ky objektiv. Erdha këtu për të luajtur në një nga turnet më të rëndësishëm përpara këtyre tifozëve të mrekullishëm”, u shpreh ndër të tjera Djokovic.

Të fundit

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Lajme të tjera

Web TV