Kandidat për kryetar? Berisha jep përgjigjen e prerë dhe premton: Basha po hetohet nga ndërkombëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të PD. Në studion e “Radarit informativ” në Abc, Berisha ka thënë prerazi se ai do të jetë një nga kandidatët ndërsa ka premtuar se nëse votohet nga demokratët do t’u garantojë sipas tij projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend.

“Kohërat janë tonat dhe të revolucionit tonë paqësor. Gara do hapet. Do njoftojë Komisioni dhe do jetë gara më e mirë. Berisha po t’ia shohësh ti betejën, do shohësh një betejë për të vërtetën. A mund ta imagjinosh Berishën të ndërmarrë gjithë këtë lëvizje dhe të mos ketë besim. Ta ketë bërë këtë për lëvizje false dhe t’i thotë shqiptarëve unë nuk do kandidoj. Unë jam njeri i bindjeve të lira. Do jem njëri nga kandidatët. Nëse votojnë anëtarët e PD i garantoj për projektin më të mirë që ka njohur ndonjëherë ky vend. Aleatët mbështesin Berishën”, tha Berisha në Abc.

Berisha ka deklaruar se Basha është subjekt i hetimve serioze të agjencive ndërkombëtarë.

Basha është dhe do të jetë subjekt i hetimeve serioze të agjencive ndërkombëtare. Duhet të presim me durim rezultatet e drejtësisë. Ai që qëndron në atë zyrë për shkak të narkobanditëve të Edi Ramës dje tha se nuk e thirra unë policinë. Ai njësoj si Edi Rama sot hodhi narrativën e vitit 1997. Ishte një rebelim i mirëfilltë komunistë që Berisha e dominoi me mjete politike. Sot si papagall i Edi Ramës përsëriste narrativën e tij. Ato janë tonat. Nuk janë të atyre që mbyllen në bunker. Të një kryeministri që është kreu i Meduzës”.

Të fundit

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

‘Nuk është i nevojshëm’/ Arabia ndalon shitjen e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034

Arabia Saudite ka konfirmuar se gjatë Kupës së Botës 2034, e cila do të mbahet në pesë qytete saudite, nuk do të lejohet shitja...

Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë në Tiranë

Analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se vendosja e Chris LaCivita në krye të ekipit që do të organizojë fushatën zgjedhore të kampit demokrat, nuk është...

Të qeshur dhe pranë njëri-tjetrit/ Berisha uron bashkëshorten: Gëzuar Shën Valentinin!

Sali Berisha ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto me...

Lajme të tjera

Web TV