Nuk donte ta kontrollonin/ Shqiptari kap me grushte e shkelma 3 karabinierët, i bën për spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vështirë të mendohet, por një 28-vjeçar shqiptar ka bërë për spital 3 policë italianë.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj kontrollit të policisë, shkruajnë mediat vendase.

Ai ishte ilegal në Itali dhe me një urdhër dëbimi, ishte ndaluar nga një patrullë e policisë bashkiake teksa ishte në timonin e një makine.

Pas ndalimit, 28-vjeçari doli nga makina për t’u arratisur në këmbë, por jo shumë larg përmes Locatelli, u përplas me një makinë policie. Punonjësit e policisë, duke e parë në gjendje të tronditur e kishin ndaluar dhe ndërkohë që po bënin identifikimin, mbërritën kolegët e tyre, të cilët raportuan se ai ishte arratisur nga kontrolli i mëparshëm.

Pikërisht në këtë moment 28-vjeçari ka nisur të përplaset me policinë dhe pasi ka kërcënuar uniformat ka nisur të godasë me shqelma, grushta agjentët të cilët jo pa vështirësi kanë arritur ta imobilizojnë dhe t’i vënë prangat.

I riu u dërgua në komisariat dhe u arrestua në flagrancë për kërcënime, rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik, ndërsa të plagosurve iu desh të shkonin në urgjencë për dëmtimet e marra.

Të fundit

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Fiton ose jo PD-ja!/ Berisha zbulon se kur do të tërhiqet përfundimisht nga politika

Në një dalje televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe në vendin e tij të...

“Si e premtoni BE-në kur s’e keni në dorë?!”/ Rama: Janë të gjithë në një linjë

Në studion e Top Story, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në...

Aksident tek Ura e Tabakëve, makina përfundon në korsinë e biçikletave anës Lanës

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në një rrugat kryesore në Tiranë. Një makinë, e cila po vinte nga Brryli në drejtim të...

Lajme të tjera

Web TV