Kullë e re 24 kate në zemër të Tiranës, ja fotot e projektit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kullë e re do të ndërtohet në qendër të Tiranës. Ndërtesa do të jetë 24 kate dhe do të duket si mali i Dajlit. Projekti dhe fotot janë bërë publike nga një nga revistat më të njohura ndërkombëtare në fushën e arkitekturës i ka kushtuar vëmendje projektit që arkitekti Mario Cucinella ka në Shqipëri.

Në artikull evidentohet se arkitektit i është dhënë leja për të ndërtuar një kompleks në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë dhe punimet do të nisin këtë vit për të përfunduar në vitin 2023. Ndërtesa do të jetë e lartë 93 metra dhe parashikon ambiente publike, rezidenciale dhe tregtare.  “Arkitektura e godinës synon të krijojë një oaz jeshil në qendër të kryeqytetit” evidentohet në artikull.

Godina do të ketë 24 kate me nivele të ndara sipas funksioneve, hapësira parkimi dhe argëtimi, kompleks shëndetësor, ambiente tregtare,zyra dhe hapësira edukimi, ndërsa nivelet e larta janë për banim. Po ashtu, kompleksi parashikon edhe një hapësirë dykatëshe që do të shërbejë si kopsht fëmijësh.

 

Linku i shkrimit 

 

 

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV