Shqiptarët, të parët ne Europë për martesat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët është vendi me numrin më të lartë të martesave në raport me popullsinë. Në vitin 2018 për çdo 1000 persona që jetojnë në Shqipëri u lidhën 8.1 martesa. Së bashku me martesat që janë lidhur nga shqiptarët e Kosovës, thyejnë rekordin në Europë dhe rajon për numrin më të lartë të tyre. Sipas Eurostat në Kosovë numri u lidhën 9.6 martesa për çdo 1000 banorë. Thuajse dyfishi i martesave që janë lidhur në të gjithë Bashkimin Europian. Eurostat raporton se në vitin 2018 kishte 4.4 martesa për 1000 banorë.

Në Shqipëri qarku me numrin më të lartë të martesave është ai Lezhës. Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2018-n u realizuan 11.2 martesa për 1000 banorë. Martesat ishin më të larta se mesatarja e vendit edhe në qarkun e Beratit, ku në 2018-n kishte 9.9 martesa për 1000 banorë, ndjekur nga Dibra me 9.4 martesa, Fieri 8.8 martesa, Elbasani me 8.5 martesa, Durrësi me 8.4.

Qarku me numrin më të ulët të martesave në raport me popullsinë është ai Korçës. Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat e INSTAT për numrin e martesave dhe popullsinë sipas qarqeve, në Korçë u lidhën vetëm 6.5 martesa për çdo 1000 banorë që jetojnë atje. Edhe pse është qarku me numrin më të ulët në vend, sërish numri i martesave në Korçë është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pas Korçës, Tirana është qarku i dytë me numrin më të ulët të martesave. Në Tiranë është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit, por me sa duket kryeqytetasit nuk besojnë aq shumë tek martesa në krahasim me rrethet.

Të fundit

“Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të...

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të Partisë Demokratike, i cili fitoi...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të...

Lajme të tjera

Web TV