Reshjet e shiut që kanë rënë ditën e sotme në Tiranë kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit, duke krijuar radhë të gjata trafiku, si tregojnë edhe pamjet në unazën e vogël, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ashtu siç ndodh sa herë që bien reshje të pakta shiu edhe sot në Tiranë problemet e trafikut janë të mëdha.
Radhë të gjata makinash ndodhen në pritje për të kaluar dhe një rrugë që në ditë normale mund të përshkohet maksimumi për vetën 2 minuta, ndërsa sot mund të duhen diku te 20 minuta pritje.
Trafiku në ditët me shiu është një problem i hershëm dhe mundtë quhet edhe si një avaz i vjetër që nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht se është propaganduar për rritje të cilësisë së rrugëve.
Ky problem është goxha shqetësues për qytetarët e Tiranës, të cilët sa herë që ka reshje shiu, ku duhet theksuar se ndodh shumë shpesh, përballen me këtë situatë që i shkakton vonesë të mëdha në punët e tyre./Fjala.al/