Gati për luftë?/ Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e fortë të Blinken: Rusia ka 2 rrugë para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusisë ia kanë bërë të qartë të gjithë 2 rrugët që ka përpara. Mesazhin e fortë të Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa flet për Ukrainën, Rusinë dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara, e ka shpërndarë sot ambasada amerikane në Tiranë.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë./ Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qënë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, ka thënë Blinken teksa është rritur ndejshëm frika për luftë.

Presidenti i SHBA Joe Biden, liderët evropianë dhe NATO qëndrojnë të bashkuar në paralajmërimin e tyre ndaj Moskës se një sulm rus ndaj Ukrainës do të provokojë një përgjigje të ashpër, tha të hënën vonë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Rreth 8,500 trupa amerikane janë vënë në gatishmëri të shtuar në SHBA në rast se NATO aktivizon Forcën e saj të Reagimit ose nëse situata e sigurisë në Evropë përkeqësohet më tej, ka thënë Pentagoni.

Aleatët e NATO-s kanë vënë forcat në gatishmëri dhe kanë dërguar anije dhe avionë luftarakë për të forcuar mbrojtjen lindore të Evropës, ndërsa tensionet rriten mbi ngritjen ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës. Lëvizja e aleancës së sigurisë, e njoftuar të hënën, erdhi pasi Mbretëria e Bashkuar filloi tërheqjen e stafit nga ambasada e saj në Kiev pasi frika vazhdon për një pushtim të afërt rus  pas grumbullimit të rreth 100,000 trupave nga Rusia pranë fqinjit të saj. Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur planifikimin për të kryer një inkursion.

Të fundit

Keidi Bare i pafat, rikthehen problemet muskulare! Mesfushori humb sezonin

Rikthimi i Keidi Bares dukej shumë pranë deri para një jave, por mesfushori shqiptar është i pafat. Ai nuk...

“Në front për kauzën kombëtare”, Berisha takon Abdixhikun në Kongresin e PPE

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia, u zhvillua një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,...

6 mln eurot e lobimit të PD, Monika Kryemadhi: Nuk më duket e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti thërret në takim liderët e PDK dhe LDK

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin...

Izoluan veten dhe fëmijët për më shumë se 3 vite pas Covid, prangoset çifti gjerman

Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin në izolim për më shumë se tre vite në Oviedo, në veriperëndim të Spanjës. Fëmijët, një...

Lajme të tjera

Web TV