Tragjedia në Bulqizë, Meta viziton në spital vajzën e familjes Tola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Traumës 16-vjeçaren që i mbijetoi tragjedisë në fshatin Ostren të Bulqizës.

Meta tha për mediat se gjendja e 16-vjeçares është e qëndrueshme, ndërsa shprehur edhe njëherë ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza, është e mirë dhe e qëndrueshme, dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Ashtu sikurse dimë që ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Me këtë rast dua të shpreh edhe njëherë ngushëllimet më të thella, për familjen Tola dhe të gjithë komunitetin e Bulqizës. Dhe të sigurojmë që do të jemi gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pakundërshtueshme”, u shpreh Meta.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, humbën jetën nga asfiksia Rajmonda Tola, 40 vjeçe, së bashku me djalin Fatjonin, 16 vjeç dhe vajzën e madhe Rudinën, 22 vjeçe.

16-vjeçarja Merita Tola ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Tiranë, ndërsa kryefamiljari Ylber Tola ndodhej në Greqi.

Të fundit

Redi Tusha, vëllai i truprojës së Berishës; Një ndër furnizuesit kryesorë të heroinës

Redi Tusha është një ndër personat e shpallur në kërkim pas goditjes së grupit të organizuar kriminal shqiptaro-italian gjatë...

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Gjysma e të rinjve do të përballen me probleme shëndetësore

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të shëndetit tek adoleshentët në mbarë botën. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon...

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër koncertin madhështor, papritur u tjetërsuan....

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Lajme të tjera

Web TV