I kishin ndryshuar ulësen në Parlament/ “Në fund të klasës, si nxënës i dënuar”, Luan Baçi: Vendin nuk ma cakton Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka replikuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolli, ndërsa akuzon këtë të fundit se nuk i jep fjalën kur ai e kërkon. Baçi shprehu një shqetësim se para një jave, kur kishte shkuar në sallën e Kuvendit, i ishte ndryshuar vendi në ulëse pa dijeninë e tij, ndërsa akuzoi se pas kësaj fshihet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, pasi mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, vjen edhe kjo lëvizje nga Basha. Baçi tha se kjo tregon qartë dhe paktin që Basha ka bërë me maxhorancën.

“Në fakt doja t’ju thoja se në seancën e kaluar, kemi një sinjalizues këtu përpara ku ne kërkojmë fjalën. Ju ose bëni sikur nuk shikoni, ose neglizhoni. është në detyrimin tuaj që të zbatoni rregulloren dhe të na jepni fjalën kur e kërkojmë. Duhet të çohemi n këmbë ose të bërtasim për të marrë fjalën. Do e bëjmë këtë nëse nuk na kushtoni vëmendje. Të hënën kur erdha këtu, gjeta emrin e dikujt në vendin tim. Ndoshta zoti Basha mund të sjellë shkresa që të ndërrojmë vendet si nxënës dhe ju duhet të dënoni një nxënës për ta nxjerrë në rreshtin e fundit. Para se të bëni përjashtime nga grupi, pezullime, është në detyrën tuaj që ne të marrim informacion paraprak. Dikush më tha; emrin e ke në korridor, do rrish aty. këtë vend s’ma ka caktuar asnjë prej jush. Sa për dijeni, zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar në qarkun e Fierit. Unë përjashtohem nga votuesit jo nga ju. Jam votuar nga demokratët. Është mbyllur historia me mbajtjes në krye të opozitës të një njeriu që është peng i maxhorancës. E ka mbyllur Kuvendi i 11 dhjetorit, për shkarkimin e tij dhe në 18 dhjetor ratifikimi i këtij vendimi.”, tha Baçi.

Të fundit

Ku janë dashnore(ë)t e SPAK/ GjKKO?!

Nga Artan Hoxha Drejtësia e Rilindur, maja e saj, SPAK/GjKKO, u morën me Erjon Veliajn në ditët e fundit 2024...

Gjykata nuk u ndikua ‘as nga Trumpi’ dhe as nga ‘tre rezolutat’

Nga Mero Baze Në muajin nëntor, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi heqjen e masës së sigurisë për Sali Berishën, nuk pati komente juridike...

GEN Z, si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune

Të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë...

Me vello e fustan të bardhë, Irini rrëfen historinë e veçantë: Nuk doja të bëhesha nuse

“3 foto, 3 histori të ndryshme”, kështu vjen kësaj here në studion e “Rudina” në Tv Klan Irini Qirjako. Në një intervistë ndryshe këngëtarja...

Nuk do shkojë në burg, por Trump do dënohet/ Gjykatësi shpall vendimin në 10 janar

Në një kthesë të jashtëzakonshme, një gjykatës të premten caktoi dënimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen e tij të parave të...

Lajme të tjera

Web TV