Grenell përkrah protestën në Kosovë: Çmimi i rrymës u rrit se Kurti refuzoi projektin amerikan, e populli u tërbua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomati amerikan Richard Grenell, përmes një shkrimi në twitter, ka përkrahur protestën kundër Qeverisë Kurti, e cila u organizua sot nga PSD-ja pas ngritjes së çmimit të rrymës.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës duhet të jetë i tërbuar pas rritjes së çmimeve të rrymës.

E kjo, sipas tij, ndodhi për shkak se Kurti refuzoi projektin amerikan që të sigurojë gaz për popullin. Grenell tha se realizimi i këtij projekti do të pamundësonte rritjen e çmimeve.

PSD sot organizoi protestë si rezultat i rritjes së çmimit të rrymës, e si pasojë mijëra qytetarë vërshuan sheshin e kryeqytetit.

Kjo është protesta më e madhe që ka zënë të organizohet që kur Kurti është bërë kryeministër i vendit./GazetaExpress

Të fundit

Histori/ Si radikali shpërtheu bombën në koncertin e Ariana Grandes në “Mançester Arena”

Përgatiti: Leonard Veizi Ritmet e muzikës pop, që vazhdonin të kumbonin në veshët e gjithkujt që kishte ndjekur nga afër...

Netanyahu nuk tërhiqet: Rripi i Gazës do të jetë tërësisht nën kontrollin tonë

Benjamin Netanyahu i zgjedh fjalët me kujdes, nën presionin e paprecedentë ndërkombëtar për shkak të katastrofës së vazhdueshme në Gaza, por ai nuk tërhiqet...

U pyet për avionin dhuratë nga Katari, Trump ‘tërbohet’ me gazetarin në Shtëpinë e Bardhë

Një moment tensioni u shënua nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur gazetari Peter Alexander e pyeti për një dhuratë luksoze...

Chiara Ferragni-n e braktis edhe partneri i ri, kthehet tek ish-gruaja!

Revista e njohur italiane “Chi” ka publikuar disa foto ekskluzive të kapura nga paparacët, ku Giovanni Tronchetti Provera, (ish)partneri i influenceres së famshme, shfaqet...

Klodiana Lala: Këto janë tre figurat qëndrore të bandës me bazë në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala teksa po fliste për operacionin ndërkombëtar “Ura” ka zbuluar sipas saj, tre figurat qëndrore të bandës së Durrësit. E ftuar në studion...

Lajme të tjera

Web TV