“Hyjnesha në fron”, simboli i Prishtinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vendin e mullirit e njohur si Tjerrtorja pranë Prishtinës, Kosovë, në vitin 1956. Figura e gjelbër e terrakotës është një mostër e ruajtur mirë e kulturës së vogël neolitike (18.5 cm e lartë), e katër mijëvjeçarëve para Krishtit në kulturën e Turdës në Kosovë e njohur edhe si kultura e Vinçës ose kultura Turda-Vinça).

“Hyjnesha në Fron” është një artefakt i cili daton që nga koha e gurit që në histori njihet si neolit, emërtimi i së cilit rrjedh nga gjuha greke :neo- e re, Lifos-gurë. Përdorimi i madh i gurit ka bërë që kjo periudhë të merr këtë emërtim. Megjithëse daton që nga kjo kohë, gjurmimet arkeologjike janë bërë në vitet ’50.

Gjithashtu Hyjnesha në Fron është vendosur të jetë simboli i Prishtinës, por edhe i identitetit të trashëgimisë kulturore për shkak të madhështisë së saj. Sipas arkeologut të Institutit Arkeologjik të Kosovës, Luan Gashi, arsyeja e vendosjes së Hyjneshës si simbol, qëndron në atë se kjo figurinë është më e kompletuara që është gjetur.

“Hyjnesha në Fron” e cila konsiderohet si mbretëreshë dardane, në fakt nuk ka të bëjë asgjë me të. Profesori i Historisë në Fakultetin Filozofik, Arben Hajdari ka thënë se është gabim fillestar të thuhet se Hyjnesha në Fron është mbretëreshë dardane pasi në kohën e neolitit nuk mund të flasim për etni.

Ndër të tjera ai ka thënë që jo detyrimisht gjetja e saj në këtë territor tregon që ka të bëjë me Dardaninë. Ky ekzemplar i veçantë ngrit dilemën se a është mashkull apo femër. Gjoksi i saj i rrafshët vë një pikëpyetje, mirëpo, kjo temë është trajtuar në librin, “Hyjnesha Dardane” e Edi Shukri-ut, në të cilën vërtetohet se është femër.

Lexo edhe :  Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

“Labirinti i gërricur në barkun sapo të fryrë e mënjanon këtë dilemë dhe, njëkohësisht shtron çështjen e paraqitjes së dualizmit gjinor, si një fazë më e avancuar dhe që shfaqet me nismën e veprimtarive xehtare.

Ky labirint poashtu simbolizon mitrën, si qendër e krijimit të jetës, gjithnjë në ndërlidhje me diellin e plotfuqishëm, që duket si simbol në qafore”. Sipas disa studiuesve, karakteristikat femërore të gjetura te këto monumente të kohës së neolitit, janë dëshmi e dominimit të matriarkatit, e cila është faza e sundimit të grave, e që ka qenë dominuese në atë periudhë.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV