Beniada zbulon lidhjen 7 vite me lojtarin e Juventusit: E lashë sepse nuk ndieja më, por ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes protagonisteve te Big Brother Vip eshte edhe biondja bukuroshe Beniada Nishani. Ajo ka fituar zemrat e te gjitheve me perzemeresine dhe origjinalitetin, saqe me shqipen e saj te veçantë krijon edhe hilaritet ne shtepi.

Sonte, ajo ka rrëfyer një prapaskenë të një historie dashurie që askush nuk e dinte. Beniada ka rrëfyer se ka qenë e lidhur 7 vjet, që kur ishte 16 vjeç, me De Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë…

“Kam qenë e lidhur me të për 7 vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurtë që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”.

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, është konsideruar si një yll i ri në showbizz-in italian, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl.

E lindur në Durrës, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. 29-vjeçarja spikat si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të “Mediasset”.

Fotot e saj ku shfaqej sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës për “Panorama Plus”, se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani.

Për Vitin e Ri 2017 ishte protagoniste e kalendarit të Enrico Ricciardi-t, fotograf i famshëm nga Milano, që ka zbuluar disa shoëgirl-e të njohura në Itali, nga Nina Moric e deri te Belen Rodriguez.

Pjesëmarrja e Beniadës si fotomodele e kalendarit të Ricciardi-t erdhi pas eksperiencave të saj në “Catalogo di Moda” për Marino Fabiani. Pjesë e koleksionit 2017, si dhe një tjetër projekti si fotomodele në Milano.

Sa i përket jetës private, ajo deklaroi se ishte në një lidhje që dominohej nga xhelozia, ndërkohë që nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin djalë që shihni në foto, apo kjo është një histori krejtësisht e re në jetën e saj.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Plani për punësimin e emigrantëve/ Zbardhet projekti i qeverisë

Diaspora mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit,...

365 – Cunami që shkatërroi Aleksandrinë dhe rrënjët e një qyteti legjendar

Më 21 korrik të vitit 365 pas Krishtit, një ngjarje natyrore katastrofike goditi brigjet lindore të Mesdheut: një tërmet, mendohet me magnitudë rreth 8...

Horoskopi ditor, 21 Korrik 2025

Dashi Gjate kësaj dite do zbuloni disa ane te tjera te karakterit te partnerit tuaj te cilat do iu pëlqejnë jashtë mase. Do ndiheni me...

Lajme të tjera

Web TV