Presidenti i Republikës Ilir Meta, siç bëri të ditur më herët gjatë ditës përfaqësuesi i tij ligjor për mediat, ka çuar në prokurori Kuvendin, që sipas tij ka manipuluar provat shkresore në betejën ligjore të mbajtur në Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese mbylli pasditen e së hënës shqyrtimin dhe dëgjimin e palëve për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.
Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj akuzoi Kuvendin për falsifikim të provave.
“Sot u mbyll seanca e iniciuar pa të drejtë nga Kuvendi. U provua që Kuvendi depozitoi prova të manipuluara vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh me Presidentin, imagjino çfarë duhet të mendojmë ne si qytetarë.”
Kushtetuesja prittë të japë një vendim brenda 30 ditëve.