OFL përfundon në Kushtetuese, aksioni që konsiderohet antikushtetues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i nisur me bujë të madhe nga autoritete, ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pasi është denoncuar si për një aksion të saj si anti-kushtetuese.

Konkretisht bëhet fjalë për aktin Normativ nr.1, të datës 31 janar të vitit 2020 “për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”.

Ka qenë subjekti i OFL, Edlir Hysenaj, i cili pretendon se i është sekuestruar një automjet në kuadër të OFL, vetëm pasi vëllai i tij rezulton i skeduar për drogë në Gjermani. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave kërkoi shtyrjen e seancës, me qellim që të njihet me dokumentet.

Njoftimi:

– Akti normativ nr. 1 datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike” është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe prandaj nuk duhet të ishte zbatuar nga gjykata, madje gjykata duhet të pezullonte gjykimin dhe të ushtronte kontroll incidental në lidhje me këtë akt.

– Akti normativ ka dalë jo në kushtet e nenit 101 të Kushtetutës, duke u propozuar nga Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Drejtësisë.

– Akti normativ është antikushtetues edhe sepse nuk ka dalë në kushtet e një vakumi ligjor që do të justifikonte emergjencën mbushëse.

– Akti është antikushtetues edhe referuar dyzimit mes sanksionit penal dhe procesit të natyrës gjoja proceduralo-civile të tij.

– Ky akt normativ cenon sigurinë juridike të shtetasit Edlir Hysenaj dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor, pasi të ardhurat e tij janë vlerësuar si të ligjshme nga organi që ka kompetencë për të verifikuar pasurinë e këtij shtetasi. Është cenuar parimi “ne bis in dem”, mosndëshkimi pa prova, prezumimi i pafajësisë, barra akuzese, barazia e palëve.

Lexo edhe :  "Bëra detyrën, nuk jam hero", flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

– Gjithashtu, është pretenduar se pasuria e subjektit dhe familjes së tij është hetuar një herë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe nga gjykata është vendosur pushimi i procedimit penal.

– Mbrojtja ka pretenduar edhe mungesën e juridiksionit të gjykatës së posaçme, duke pretenduar se juridiksioni në lidhje me këtë çështje i përket Prokurorisë së Rrethit Gjqyësor Durrës, si prokuoria që duhet të kryejë hetimin pasuror për shkak të veprës penale për të cilën është dënuar Edlir Hysenaj.

– Automjeti që është sekuestruar provohet me të ardhurat e ligjshme të përfituara nga subjekti. Gjithashtu, ky automjet, referuar çmimit të blerjes, vitit të prodhimit dhe faktit që është në përdorim jetik të të atit, Myfit Hysenaj, përbën send që nuk mund të sekustrohet referuar nenit 529/8 të K.Pr.Civile.

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV