Qeveria vendos, rimbursim 50% për çmimin e biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit tha se do të rimbursohet me 50% çmimi i indeksuar i biletës për transportin e nxënësve në zonat rurale, të cilët shkojnë në shkollë me furgon. Ministrja tha se kjo do të përmirësojë cilësinë.

“Lajm i mirë për arsimin, lidhet me një bonus prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit. Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit. Ky ndryshim do të reduktojë më tej numrin e nxënësve që mësojnë në klasa kolektive, pasi deri tani dërgimi i tyre drejt shkollave qendër, ku mësohet në kushte më të mira dhe me mësues profili, ka qenë i vështirë për shkak të problemeve të transportit.

Ne ja dërgonim familjes së nxënësve. Ne nuk kemi qëllimti japim para familjeve, por qëllimi është që nxënësit të kenë minibuzin që ti çojë në shkollë. Rritja e çmimit do të bëjë që operatorët që ofrojnë shërbimin të jenë më të interesuar. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë përfitues të shërbimit të transportit nuk do të jenë vetëm mësuesit, por edhe punonjësit e shërbimit psiko-social dhe oficerët e sigurisë që punojnë 5 deri në 50 kilometra larg vendbanimit të tyre.”- tha Kushi.

Të fundit

Nga Iris Luarasi te Endrit Braimllari, PS publikon listën me “surpriza” në Tiranë

Ogerta Manastirliu ka njoftuar emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë nga Partia Socialiste. Një nga emrat surprizë në listën...

Mos harroni, merrni me vete çadrat/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do...

Do të keni takime interesante…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten Mërkuri dhe Venusi në aspektin e shkëlqyer favorizojnë mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Megjithatë,...

Dramë deri në fund, Real Madrid mposhtet por kualifikohet pas penalltive në çerekfinale

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atleticon pas një ndeshje shumë të tensionuar . Ndeshja...

Lajme të tjera

Web TV