Kujtohet Prokuroria, kërkon të pandehur Suel Çelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur dhe ka dërguar për gjykim Suel Çelën dhe Endri Çopjen të cilët akuzohen për tentativë rrëmbimi të një personi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Togat e zeza kanë vendosur ndaj Çelës masën e sigurisë “Arrest me Burg” në mungesë, pasi ai akoma ndodhet në arrati. Procedimi penal është bërë për ngjarjen e regjistruar me 23 prill 2013, ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur shtetasi Bledar Karaj, i cili gjithashtu është tentuar dhe të merret peng. Pas rifillimit të çështjes së pezulluar me datë në tetor të vitit 2018, ky procedim është hetuar nga Prokuroria Elbasan me bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë drejtorisë task-force në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në përfundim të hetimit, janë marrë të pandehur dhe janë dërguar për gjykim shtetasit Marjus Lulaj i njohur dhe si Suel Çela dhe Endri Çopja.

Mbi Çelën rëndojnë akuzat për heqje të paligjshme të lirisë në bashkë punim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake, ndërsa për Endri Copjan rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim. Suel Çela u shpall i pafajshëm në tetor të vitit të kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për përplasjen e makinës së policisë në Elbasan. Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun Agro-ushqimor në Elbasan.

Prova e gjetur në automjetin tip “Audi”, një bisht cigareje, sipas gjykatës nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes 31-vjeçari Çela. Për këtë ngjarje u dënua Enea Bekteshi me 6 vite burg dhe Klement Xhaferrin me 5 vite heqje lirie.  Pak ditë më parë agjentët e operacionit Forca e ligjit i dërguan formular Suel Çelës për justifikimin e pasurisë, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Pas përfundimit të afatit prej 48 orësh dosja e tij së bashku me 14 dosje të tjera janë dërguar Prokurorisë së posaçme anti-korrupsion për shqyrtim deklarimeve të pasurisë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV