Standardi për Tahirin, cigare edhe për Berishën dhe Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

Vendimi për Tahirin la të pakënaqur puritanët e jurisprudencës. Konflikti i hershëm i ish-ministrit me një nga anëtarët e trupës, ashpërsimi i dënimit të dhënë nga gjykata e një shkalle më të ulët tek gjykata e një shkalle më të lartë, mund të jenë shkaqe të mjaftueshme për të provuar daljen nga burgu me ndihmën e rekursit në Gjykatën e Lartë. Por pafajësia është tjetër gjë nga liria dhe kjo nuk mjafton. Tahiri është shpallur fajtor më shumë se mbi bazën e provave, për perceptimin që e konsideron atë gjerësisht si të fajshëm. Dhe ky është realiteti paralel për të cilin ankohen kritikët dhe shkumëzojnë cinikët në raport me procesin. Duke marrë dy skaje shumë të largëta arsyetimi dhe personazhesh, një shembull i përsëritur deri në mërzi, është ai i Al Kapones të dënuar për evazion fiskal. Ish-ministri shqiptar dhe banditi amerikan janë shumë larg njëri-tjetrit, por teknologjia e dënimeve të tyre është e njëjtë. Për më shumë se kaq, më shumë se për atë që bëri kur ishte ministër, Tahiri u ndëshkua se nuk “fshehu” dot atë që po bënte kur u largua nga detyra.

Fajësinë e tij ai e firmosi me ikje më shumë se me prani. Përtej të dy palëve, atyre që besojnë dhe atyre që kundërshtojnë dënimin e tij, Tahiri është i qartë se çfarë ka bërë. Dënimi i të premtes ishte vetëm epilogu i tretë i një dënimi të dyfishtë që ai kishte marrë më herët, dënim moral dhe politik. Përtej fatit të individit, drejtësia e sotme vendosi një standart. Dhe me standartin që çoi në burg Tahirin, të paktën dy personazhe shumë të rëndësishëm në Tiranë, duhet të fillojnë të bëjnë gati cigaret e tyre. Në mes të morisë së halleve të tij, Doktor Berisha, që nuk e ka pirë kurrë cigaren, duhet të mësohet me vesin e tymit. Vetëm për atë që ka pranuar se ka bërë me Lazaratin, mund të dënohet minimumi me 3 vjet e 4 muaj burg. Nuk ka nevojë për proces të gjatë. E ka pranuar fajësinë e tij dhe me krenari madje: e dija që mbillnin, por e lejoja për arsye politike.

Lexo edhe :  Një Donald Trump ndryshe

Lulzim Basha gjithashtu duhet të bëjë llogari me markën e shampos së flokëve sepse ka qenë ministër i brendshëm kur Lazarati bëhej markë e të ligës nga Shqipëria në Evropë. Minimalisht, cilido gjykatës me standartin që dënoi Tahirin, do të firmoste edhe për të për 3 vjet e 4 muaj heqje lirie. Mënyra sesi Tahirit i kyçën derën e qelisë, tregon se shumica dërmuese e vendimmarrësve politikë në Tiranë, do të duhej t’i shkonin shpejt nga pas për t’i bërë shoqëri. Dhe ky nuk do të ishte medomosdo një lajm i keq. Përkundrazi! Saimir Tahiri po paguan për të gjithë. Është kali që po shin një lëmë mbarë kombëtar, është kurbani që ju bë mëkatit që kishte më shumë se një autor, është burri që i dha atësi juridike një fëmije, që sot të gjithë e quajnë k…pil; në Tiranë vetëm suksesit i dalin për zot të gjithë, dështimi është gjithmonë dhuratë për tjetrin, kushdo qoftë!

Të fundit

Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë

Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e...

Donte të vriste zyrtarë amerikanë, arrestohet i riu në Kapitol

Një 24 vjeçar është arrestuar jashtë Kapitolit në SHBA me kokteje molotov dhe thika pasi donte të vriste zyrtarë të lartë të qeverisë. Ryan Michael...

Kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi mes dy banorëve

Egli: Kam reaguar gjithmonë kur km qenë e përfshirë Gjesti: Te Lori Caffe ti ishe me Jozin, s’po flisnit. Kur erdha unë dhe e ngacmova,...

Pse inteligjenca artificiale kineze ka mahnitur botën

Modeli i parë i arsyetimit në botë, një formë e avancuar e inteligjencës artificiale, u publikua në shtator nga OpenAI, një firmë amerikane. o1,...

Cilat janë përfitimet e shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vezëve në mëngjes

Konsumimi i vezëve në mëngjes është një zgjedhje klasike dhe mjaft e rëndësishme për organizmin tonë. Janë të pasura me proteina, me pak kalori dhe...

Lajme të tjera

Web TV